Goditi me grusht në kokë vajzën e mitur dhe detyroi të shoqen të bënin marrëdhënie seksuale, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.09.2024, 16:22

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pasi dhunoi të shoqen greke.

Bëhet fjalë për Celjan Milen nga Otllaku i Beratit, i cili pasi u kthye i dehur nga puna, kanosi dhe dhunoi të shoqen greke, me inicialet E. M 36 vjeçe.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 23:00, kur Mile fyeu e dhunoi 36-vjeçaren dhe nëpërmjet kanosjes e detyroi të kryenin marrëdhënie.

Gjithashtu, dhunoi edhe dy fëmijët e mitur, përkatësisht 9 dhe 6 vjeç. Ai goditi me grushte në pjesën e pasme të kokës së vajzës 9 vjeç, me inicialet M.E

Menjëherë pas denoncimit, policia arriti ta arrestonte Celjan Milen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit