Policia e Durrësit ka zbardhur një vrasje të rëndë, ku një 30-vjeçar vrau me armë zjarri pistoletë babain e tij dhe më pas e hodhi trupin në një pus. Autori i krimit, Esmerald Balla fillimisht denoncoi në polici se babai i tij, 62-vjeçari Enver Balla, ishte larguar nga banesa më 13 gusht 2024 dhe se kishte humbur kontaktet me të.
Djali tjetër i viktimës, A.B., u kthye nga Italia pasi mori një mesazh të dyshimtë në Instagram nga një grua e panjohur, ku thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin pasi ai ishte larguar me pushime. Po ashtu, autori i krimit deklaroi se babai i tij ishte larguar nga shtëpia me një femër të panjohur dhe dyshonte se ajo mund ta kishte vrarë.
Pas tri javësh hetime, Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, zbuloi se autori i vrasjes ishte vetë i biri, i cili kishte pranuar krimin pas një konflikti për 7.5 milionë lekë të reja, të cilat dyshonte se babai ia kishte vjedhur nga një kasafortë në shtëpi. Pas vrasjes, 30-vjeçari hodhi armën e krimit në një kanal dhe trupin e të ndjerit në një pus rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit, kasafortën e hapur dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminim mjeko-ligjor.
Të gjitha mesazhet e dërguara ndaj djalit tjetër, dyshohet se janë sajuar nga autori i ngjarjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.