Autizmi mund të zbulohet shumë më herët falë Inteligjencës Artificiale

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.09.2024, 14:10

Aktualisht, diagnoza e autizmit bëhet vetëm pasi shenjat e sjelljes së pazakontë janë të dukshme.

Mirëpo, falë Inteligjencës Artificiale është deshifruar kodi gjenetik i autizmit, duke rritur mundësinë e zbulimit të diagnozës shumë më herët, që sjell rrjedhimisht trajtim më të hershëm.

Studiuesit kanë krijuar një sistem të bazuar në Inteligjencën Artificiale, që mund të zbulojë me saktësi prej 89-95% markuesit gjenetikë të autizmit duke analizuar aktivitetin biologjik në tru. Sipas autorëve, kjo metodë mund të revolucionarizojë së shpejti procesin e diagnostikimit, duke ulur ndjeshëm kohën e pritjes për familjet.

Studiuesit, të udhëhequr nga Gustavo K. Rohde, profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Virxhinias, kanë zhvilluar një metodë të re që kombinon hartën e trurit me Inteligjencën Artificiale. Fillimisht, realizohen imazhe të trurit me MRI, të cilat më pas analizohen nga AI. Ky sistem është në gjendje të identifikojë lëvizjet e proteinave specifike, lëndëve ushqyese dhe proceseve të tjera biologjike në tru, të cilat mund të sinjalizojnë praninë e autizmit.

"Një qasje e bazuar në gjenetikë mund të transformojë kuptimin dhe trajtimin të autizmit”, theksuan studiuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit