Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e “Don Boskos” ditën e djeshme pasi dy persona mbetën të plagosur gjatë një atentati.
Shënjestra kryesore e sulmit dyshohet se ka qenë Kastriot Elezi, 45 vjeç, i cili u godit në gjoks. Elezi ka precedentë penalë të mëparshëm dhe një të shkuar të trazuar me drejtësinë jashtë Shqipërisë.
Personi tjetër i plagosur ishte Renaldo Metushi, 22 vjeç, një kamerier i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili u godit në këmbë. Metushi mohoi të kishte konflikte dhe nuk besohet të ketë qenë objektivi i atentatorëve. Autorët, të cilët besohet se ishin tre persona të maskuar, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, duke djegur më pas makinën në periferi për të zhdukur gjurmët. Deri tani, policia nuk ka bërë arrestime, megjithëse posedon pamje filmike të sulmit.
Nga ana tjetër Kastriot Elezi, i cili ka një histori të gjatë me ligjin, nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Në gusht të vitit 2011, ai u përfshi në një arratisje spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në Eisenstadt, Austri, së bashku me një tjetër shqiptar, Kastriot Dushi.
Dy shqiptarët u arratisën duke përdorur mjetet e kuzhinës dhe u larguan përmes tuneleve të ventilatorëve. Një person i tretë i priste jashtë burgut me makinë, duke e plotësuar kështu arratinë.
Elezi ishte arrestuar më parë për llogari të Shqipërisë, ku dyshohej për grabitje dhe ishte në pritje të ekstradimit. Ai ka qenë gjithashtu i dënuar për përfshirje në prostitucion në kuadër të një grupi kriminal në Itali, dënim që e ka vuajtur. Aktualisht, nuk është e qartë nëse Elezi ishte ende nën ndjekje apo i dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare.
Policia e Tiranës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij sulmi të armatosur.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.