Dogji gruan me benzinë në Korçë, gjykata kundërshton deklaratën e policisë: “Nuk ishin në proces divorci!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.09.2024, 12:18

Janë mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili dogji bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, 31-vjeçe më 31 Gusht.

Dyshohet se autori i ngjarjes është shtyrë nga xhelozia. Sipas dëshmitarëve, 45-vjeçari ishte agresiv dhe pinte shpesh alkool. Gjithashtu, çifti jetonte prej katër muajsh i ndarë.

Pasi i vuri flakën bashkëshortes, Bledari u largua në drejtim të paditur. Ende po vijon kërkimi për kapjen e tij.

Së fundmi, nëpërmjet komunikimit zyrtar, gjykata ka hedhur poshtë deklaratën e policisë se çifti ishte në proces divorci, pasi pas kërkimeve, nuk është gjetur asnjë regjistrim në Gjykatën e Korçës.

“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju bëj me dije se: Nga verifikimi i kryer nuk rezulton e regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, çështje gjyqësore me objekt: “zgjidhje martese” midis shtetasve M.T dhe B.T.”

Gjithashtu, Melisa Trëndafili nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj 45-vjeçarit, por ka qenë ndarja e çiftit për katër muaj që ka krijuar xhelozi, duke e shtyre Trëndafilin të merrte hapin ekstrem.

31-vjeçarja mori plagë të shumta në trup të shkallës së lartë dhe u dërgua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit