Klaus Haxhiu, 21 vjeç nga Lushnja dhe me banim në Tiranë, rezulton i zhdukur që prej datës 22 gusht të këtij viti. Ai dhe vëllai i tij vendosën të emigrojnë drejt Gjermanisë në fillim të gushtit dhe u vendosën në Hannover. Më 15 gusht, dy djemtë folën për herë të fundit me nënën e tyre, Blerinën, përmes një video-telefonate, nga e cila është shkëputur dhe fotoja e fundit e Klausit.
Pas kësaj, komunikimi është ndërprerë.
Po atë ditë, vëllai i madh i Klausit është arrestuar nga policia gjermane dhe aktualisht ndodhet në burg, ndërsa pritet të kthehet në Shqipëri.
Ndërkohë, Klausi është zhdukur. Familja ka kontaktuar me ambasadën shqiptare në Gjermani dhe ka denoncuar humbjen e tij duke treguar se ka probleme. Pas kësaj autoritetet gjermane e kane kapur më datë 22 gusht dhe për shkak të gjendjes së tij të rënduar, e kanë shtruar në një spital psikiatrik. Megjithatë, ai është arratisur nga psikiatria po atë ditë dhe që atëherë nuk ka asnjë informacion për fatin e tij.
Familja e tij mbetet në ankth për të gjetur ndonjë gjurmë apo informacion që mund të çojë në gjetjen e Klausit.
Apeli i nënës:
Përshëndetje, Kam nevojë për ndihmën tuaj, për të shpërndarë foton e djalit tim Klaus 21 vjeç, me të cilin kam humbur kontaktet në dt 15 gusht lu ai ndodhej ne Hannover te Gjermanise. Pas denoncimit tim për humbjen e tij dhe pasi i janë shfaqur probleme me shëndetin mendor djalit, autoritetet e kanë kapur në dt 22 dhe e.kane çuar në göttingen von-siebold-strabe 5, spital psikiatrik por po në dt 22 është arratisur dhe që prej kësaj date nuk kam më asnjë informacion për djalin
Kam bërë dhe denoncim në tr dhe policia ka marre fotot e tij per t’ia dorëzuar Interpolit por ende asnjë rezultat. Dhe dokumentet që është i sëmurë ja kam dërguar vet për të ja treguar dhe atyre ku do nderhynin.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.