Panajoti nga Patosi në kërkim pas operacionit për kokainën rozë “Tusi”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.09.2024, 11:02

Policia greke ka realizuar një operacion të madh dhe ka sekuestruar një sasi të madhe droge duke arrestuar një person, ndërkohë që ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Droga e sekuestruar përfshin lloje të ndryshme, nga marijuana deri në kokainë rozë dhe metamfetaminë.

Operativi i policisë, që u zhvillua në mbrëmjen e së martës, kishte si qëllim goditjen e një grupi kriminal në zonën e Lekanopedio në Athinë. Pas hetimeve të gjatë, forcat e policisë kanë ndërhyrë në dy banesa në rrugët “Stuart 2” dhe “Athanasiou Diakou”.

Në një nga banesat u arrestua shtetasi grek Marios Kouskoulis, 30 vjeç, ndërsa në banesën tjetër nuk u kapën të dyshuarit. Banesa e dytë ishte dhënë me qira nga shtetasi shqiptar Panajot Mahmutaj, 24 vjeç, nga Patosi, për shtetasin grek Nikolaos Gardas, 33 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 53 kg e 290 gram marijuanë, 3 kg e 242 gram kokainë, 875 gram kokainë rozë, 875 gram ketaminë, 545 gram metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, një automjet, një celular, tre peshore, një grirës hashashi, një pajisje për numërimin e kartmonedhave, një pajisje metalike presuese, paketime droge dhe dy role membrane.

Sipas policisë greke, kokaina rozë, e njohur si “Tusi”, shitej për 100-120 euro për gram. Aktualisht, janë arrestuar Marios Kouskoulis dhe janë shpallur në kërkim Nikolaos Gardas dhe Panajot Mahmutaj. Ky i fundit ka precedentë penalë në Greqi, pasi në vitin 2018 ishte identifikuar si pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer 72 vjedhje në Athinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit