Filipçe: OBRM-PDUKM e Mickoskit është kopje e zbehtë e Gruevskit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.09.2024, 20:21

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për Press 24, ka kritikuar kryesinë aktuale të OBRM-PDUKM-së, duke e cilësuar si “kopje të zbehtë” të partisë nga koha e Nikolla Gruevskit. Sipas Filipçes, dallimi kryesor ndërmjet lidershipit aktual dhe atij të kaluar të partisë është vetëm në emrin e kryetarit, ndërsa gjithçka tjetër është e pandryshuar.

“Po bëhet më e qartë se në OBRM-PDUKM ndryshimi i vetëm është që tani kryetar nuk është Gruevski por Mickoski. Gjithçka tjetër është pasqyruar si nën indigo. Kemi marrë një kopje të zbehtë të OBRM-PDUKM-së të dhjetë viteve më parë, me kuadro shumë më pak të aftë”, tha Filipçe, duke aluduar në pamundësinë e kuadrove të reja në parti për të ofruar diçka të re dhe të ndryshme. Ai paralajmëron se ky model i qeverisjes, sipas tij, do t’i shtypë interesat e qytetarëve në favor të disa njerëzve në krye të OBRM-PDUKM-së.

“Kjo është një qeveri që do të krijojë politika vetëm për veten dhe qytetarët e kualifikuar për OBRM-PDUKM-në dhe të gjitha të tjerat do të jenë të parëndësishme. Një qeveri që do t’i mbajë qytetarët në konvulsione dhe frikë të vazhdueshme, me propagandë të përditshme të përçarjeve, armiqve dhe destabilizimit. Skenar i parë tashmë”, thotë Filipçe, duke theksuar se këto politika janë rikthim nga e kaluara.

Sipas tij, OBRM-PDUKM nuk do të punojë për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por vetëm për interesat e individëve dhe grupeve të caktuara që do të kenë detyrë të vetme sigurimin e votave në zgjedhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit