Shtetasi kosovar, Liridon Rexhepi u arrestua gjatë të martës nga autoritetet turke nën dyshimin se i njëjti menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi.
Ai u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit.
Arianit Koci, avokati i Rexhepit i autorizuar nga familja e tij, deklaron se klienti i tij është duke u mbajtur në burgun e Sigurisë së Lartë në afërsi të Stambollit.
“Ai është duke u mbajtur në burgun e Sigurisë së Lartë të tipit të mbyllur në afërsi të Stambollit”, tha Koci.
Avokati shtoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, për momentin nuk mund të ndaj më shumë informacione.
Koci gjithashtu theksoi se familja e Liridon Rexhepit, insiston se djali i tyre është i pafajshëm dhe se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me autoritetet kosovare dhe turke për të zbardhur rastin.
Rexhepi thuhet se ka transferuar para të cilat janë përdorur për mbledhje të informacioneve në Siri, për kryerjen e operacioneve psikologjike kundër palestinezëve dhe koordinimin e operacioneve që lidhen me dronët.
Raportohet se Rexhepi përdori shërbime për transferimin e parave për në Turqi. Kur arriti në këtë shtet, paratë u shpërndanë tek operativët në terren, të cilët në këmbim, i dërguan këto para tek asetet në Siri, shpesh duke përdorur kriptovaluta për t’i realizuar këto transfere.
MIT ka përcaktuar se të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar dhe ai ka bërë transfere të shumta parash për personelin në terren në Turqi nëpërmjet Western Union.
Aktivitetet e tij thuhet se janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.