Gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë janë në mesin e 12 personave që vdiqën pasi një gomone me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze, në Kanalin Anglez.
Në total, 10 nga të vdekurit ishin femra dhe dy ishin meshkuj, sipas autoriteteve vendase.
Më shumë se 50 persona u shpëtuan pranë Kepit Gris-Nez, afër Boulogne-sur-Mer, por dy mësohet se janë në gjendje kritike.
Zyrtarët thonë se gomonia ishte e mbingarkuar dhe se fundi i saj "u hap", ndërsa më pak se tetë persona në bord kishin veshur jelek shpëtimi.
Ka dyshime se një kontrabandist sirian mund të ketë qenë i përfshirë në ngjarjen më tragjike për këtë vit në Kanalin Anglez.
Prokurori lokal Guirec Le Bras tha se zyrtarët besonin se viktimat kishin qenë "kryesisht me origjinë nga Eritrea" edhe pse ata ende nuk mund "të specifikonin kombësitë e sakta".
Para incidentit të së martës, 30 njerëz kanë vdekur duke kaluar Kanalin në 2024, shifra më e lartë për çdo vit që nga viti 2021, kur u regjistruan 45 vdekje, sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.