U ankua në polici për sjelljet e tyre agresive, pesë fëmijët godasin për vdekje me gurë 80-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.09.2024, 00:00

Një 80-vjeçar është goditur për vdekje nga disa fëmijë të grupmoshës 12-14 vjeç, pasi u ankua për sjelljet e tyre agresive.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Braunstone Town, Leicester në Britaninë e Madhe, ndërsa i moshuari është identifikuar si Bhim Sen Kohli.

I moshuari me origjinë nga India u sulmua brutalisht pak metra larg shtëpisë së tij teksa kishte dalë me qenin e tij për shëtitje.

80-vjeçari u godit me gurë të mëdhenj nga grupi i fëmijëve të dielën rreth orës 18:30, duke marrë lëndime serioze.

Ai ndërroi jetë në spital mbrëmjen e së hënës pasi nuk mund t'i mbijetonte dot plagëve të marra nga sulmi brutal.

Policia e Leicestershire konfirmoi se pesë fëmijë, një djalë dhe një vajzë 14 vjeç dhe dy vajza dhe një djalë 12 vjeç, u arrestuan si të dyshuar për vrasje dhe po merren në pyetje për ngjarjen e rëndë.

Fqinjët dhe banorët e zonës thanë se kishin thirrur policinë disa herë përgjatë dy muajve të fundit për t'u ankuar për bandat e të rinjve dhe adoleshentëve që abuzonin me banorët me origjinë aziatike atje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit