Toyota tërheq mijëra automjete nga tregu

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.09.2024, 22:40

Gjigandi japonez i prodhimit të automobilave, Toyota, është detyruar të tërheqë nga tregu mijëra automjete.

Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 43 mijë automobila të prodhuar nga Toyota janë tërhequr nga tregu për shkak të një defekti.

Bëhet fjalë për mjetet hibridë të quajtur "Sequoia Hybrid", të prodhuara në vitet 2023-2024.

Defekti kishte të bënte me një problem në nyjen tërheqëse në mbrapakolpin e mjetit.

Një nyje tërheqëse është një pajisje që përdoret për të lidhur një rimorkio me makinën në mënyrë që ta tërheqë atë.

Toyota shpjegon se automjetet e tërhequra nga tregu janë pajisur me një mbulesë tërheqjeje prej rrëshire që mbahet në vend nga klipset e formuara në mbrapakolp.

Për shkak të dizajnit të strukturës së fiksimit midis mbulesës dhe mbrapakolpit, mbulesa mund të mos qëndrojë e sigurt. Kjo mbulesë mund të shkëputet gjatë vozitjes, duke u shndërruar në një burim potencial aksidenti.

Pronarët e automjeteve të prekura nga ky defekt janë këshilluar t'i çojnë makinat e tyre tek një distributor për të zëvendësuar mbulesën e tërheqjes dhe për të modifikuar mbrapakolpin pa pagesë.

Edhe pse shumica e makinave janë shitur në SHBA, rreth 2,000 janë shitur në Amerikën Qendrore dhe Jugore si dhe në Lindjen e Mesme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit