Mjekët i japin fund dilemave, tregojnë se çfarë ndodh nëse gëlltisni një çamçakëz

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.09.2024, 21:51

Gëlltitja e një çamçakëzi është konsideruar si diçka që mund të sjellë probleme shëndetësore.

Fëmijët gjithmonë këshillohen nga të rriturit që të mos e gëlltisin kurrë një çamçakëz, madje disa teori sugjerojnë se çamçakëzi qëndron i patretur në stomak deri në 7 vjet dhe mund të shkojë edhe drejt zemrës tuaj.

Por çfarë mendojnë ekspertët e fushës dhe a qëndrojnë këto teori?

Më në fund mjekët kanë sqaruar këtë dilemë duke treguar nëse është apo jo e rrezikshme gëlltitja e një çamçakëzi.

Ekspertët e shëndetit theksojnë se gëlltitja e çamçakëzit nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë dëm të madh, por ata këshillojnë që nuk duhet ta bëni rregullisht këtë gjë.

Sipas 'Cleveland Clinic', çamçakëzi përbëhet nga një substancë e quajtur 'bazë çamçakëzi', e cila nuk është produkt ushqimor dhe është e patretshme nga stomaku ynë.

Kjo do të thotë se trupi juaj nuk mund ta shpërbëjë çamçakëzin si çdo ushqim tjetër.

"Çamçakëzi nuk mund të tretet, kështu që thjesht qëndron në zorrët tuaja dhe nuk tretet. Nëse keni gëlltitur një çamçakëz, kjo substancë do të dalë rreth 40 orë më vonë përmes jashtëqitjes. Për shkak se nuk mund të tretet, ajo do të dalë e plotë", sqarojnë mjekët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit