Zbardhet dinamika e atentatit në “Don Bosko”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.09.2024, 18:07

Zbardhet dinamika e atentatit në “Don Bosko” ku u plagosën dy persona.

Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç, të cilët kanë shoqëri mes tyre, po pinin kafe jashtë lokalit kur u afrua makina tip “Volkswagen Golf 5” dhe nga brenda saj qëlluan 7 herë, duke plagosur në gjoks e krah 45-vjeçarin dhe në këmbë 22-vjeçarin.

Autorët u larguan menjëherë dhe makina u gjet e djegur në zonën e Institutit, në Tiranë dhe brenda saj u gjet arma e zjarrit, që dyshohet e përdorur në atentat.

Makina ka targa të rregullta, mirëpo i është ndryshuar numri i shasisë.

Bazuar në hetimet e policisë, dyshohet se në atentat janë përfshirë 3 persona, njëri ka qëlluar, një tjetër ka qenë për mbështetje dhe shoferi.

Ndërkohë, kamerat e sigurisë së lokalit dhe të zonës përreth kanë kapur të gjithë dinamikën e atentatit.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet dhe pritet që dëshmitë e të plagosurve të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

“Kemi ngritur një grup të posaçëm hetimor që po mbledh të gjitha provat që do ti shërbejnë hetimit. Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonat për kamerat e sigurisë. Po kështu, në territorin e komisariati numër 5 është gjetur një mjet, që ka përputhshmëri me atë të autorëve. Targat nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet. Janë sekuestruar 7 gëzhoja nga një armë zjarri, nuk e kemi përcaktuar tipin e armës. Në automjet është gjetur një armë zjarri që po ekzaminohen. Ishin në të njëjtën tavolinë, janë lidhje shoqërore. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandën e lokalit. Për objektivin nuk mund ta themi, nga hetimi besoj se do të rezultojë.

Mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë dhe drejtuesin e mjetit. Jemi duke analizuar çështjen, njëri prej tyre ka precedent kriminal. Jemi duke hetuar backgroundin e të plagosurve, për të përcaktuar dhe pistat hetimore. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamjet filmike dhe kemi një ide të qartë për dinamikën”, tha Vocaj.

Pavarësisht qëndrimeve të Vocajt, dyshimet janë se shënjestër e atentati ka qenë 45-vjeçari Elezi. Ai rezulton me rekorde kriminale, i dënuar në Itali për prostitucion dhe trafiqe droge. Po ashtu dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë. Policia po vijon hetimet dhe do jenë dëshmitë e të plagosurve që do hedhin më shumë dritë”, tha kreu i Policisë së Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit