Bullgarët i morën rreth 98 mijë euro, zbardhet skema e mashtrimit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.09.2024, 16:48

Janë mësuar detaje të reja për kurthin që iu ngrit shqiptares nga disa bullgarë, të cilët i morën 98 mijë euro.

Bëhet fjalë për Hatixhe Shankon nga Fieri. 63-vjeçarja kallëzoi në Policinë e Thirës se një shtetase femër e kishte telefonuar me privat dhe ishte prezantuar si punonjëse policie. Ajo i tha se djali i Shankos, 39 vjeç, kishte bërë një aksident rrugor, ndaj duhej të paguante rreth 98 mijë euro.

Shanko u udhëzua që paratë t’i linte pranë kazanit të mbeturinave në Rrugën 25 Marsi 303.

Pas hetimeve të kryera janë identifikuar katër autorët e mashtrimit, të cilët janë të gjithë shtetas bullgarë: Nedyalko Vasilev 27 vjeç, Borislav Bozhanov 34 vjeç, Vesela Shtiliyanova, 29 vjeç dhe Stela Vasileva 24 vjeç.

Nëpërmjet kamerave të sigurisë, u zbulua se 27-vjeçari Vasilev mori çantën me para, ndërsa telefonatën e ka kryer 29-vjeçarja Shtiliyanova duke pretenduar si biri i viktimës kishte shkaktuar aksident me pasojë vdekje. Ndërsa në rolin e këtij të fundit ka qenë 34-vjeçari Bozhanov, i cili në telefon ka qarë duke i kërkuar “së ëmës” shumën e parave.

Paratë e marra nëpërmjet mashtrimit i janë dorëzuar policisë e më pas viktimës.

Të katërt të dyshuarit janë vënë në pranga.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit