“Ligji për Gjuhët”, Mickoski: Kjo qeveri do të respektojë ligjet dhe kushtetutën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.09.2024, 19:00

“Kjo qeveri do të respektojë ligjet dhe kushtetutën pa dallim nëse ato vendime gjyqësore na pëlqejnë apo jo. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Ai tha se nuk ka nevojë politizimi i një vendimi që buron nga Gjykata, dhe se çfarëdo verdikti të marrë gjykata më e lartë në vend, duhet respektuar. Megjithatë, Mickoski nuk e mbylli dritaren kur u pyet nëse ekzistojnë hapësira për ndryshimin apo rinovimin e kësaj materie ligjore.

“Unë nuk dua të besoj se ekziston qytetar në Maqedoni që nuk do të respektojë vendim gjyqësor. Ne jemi shtet i cili bazohet në sundimin e së drejtës. A mund të përmirësohen ligjet? Mund të përmirësohen, mund të miratohen ligje të reja. Gjithçka mund të bëhet, por në kuadër, para se gjithash të Kushtetutës, interesit të qytetarëve”, u përgjigj Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë.

Mickoski kërkoi që të mos bëhet presion, dhe verdikti të mos marrë konotacione politike, me paragjykimin e rrezikimit të stabilitetit të qeverisë apo shtetit. Ai ia faturoi këtë çështje, njësoj sikurse edhe VLEN-i një ditë më parë, BDI-së dhe LSDM-së për miratimin e një ligji të tillë. Kreu i Qeverisë tha se të gjitha përgjigjet mbi kushtetutshmërinë e këtij ligji, i tregon qartë Komisioni i Venecias.

“Ligji është dorëzuar në kuadër të Gjykatës Kushtetuese, të presim. Nuk e di pse bëhet kjo trysni. Unë, kuptoj se BDI, njerëzit që 20 vitet e kaluara, kanë robëruar një sërë institucione. Nga të varfër u bënë milionerë, do të tentojnë të manipulojnë një pjesë të bashkëqytetarëve tanë me tema etnike. Madje, disa prej tyre guxuan edhe me tema fetare, të përpiqen të manipulojnë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë.

Micskoski tha se çështjet nuk mund të zgjidhen si në tavolinë suedeze, ndaj vendimet gjyqësore janë vendime gjyqësore, ndërsa vendime politike janë vendime politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit