Aktori i humorit Osman Azemi ka kërkuar falje për deklaratën e tij të bërë disa ditë më parë, ku tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë ndaj atyre të Kosovës. Azemi shpjegoi se deklarata e tij ishte bërë në një kontekst humori dhe kërkoi ndjesë për situatën që ka shpërthyer pas kësaj.
"Unë ndoshta nuk kam shprehur vetë siç duhej dhe kjo më bën të ndjehem keq. Tani duhet të jem shumë i kujdesshëm në atë që them, sepse dëmi është bërë. Deklaratat e mia janë keqinterpretuar. Qëllimi im ishte të flisja për sport, natyrisht që sporti na emocionon, dhe gjatë intervistës ndodhi një gabim që ishte një lloj satire. Kam dashur të bëj satirë, pak humor, por mori përmasa të papritura dhe ndihem keq," tha aktori.
"Nuk kam dëshirë të shoh shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi të ndahen mes tyre. Sinqerisht, ndjehem keq edhe për qytetarët në Shqipëri, pavarësisht se janë të majtë apo të djathtë, dhe për ata në qeveri apo opozitë, për miqtë dhe familjarët e mi që i kam futur në një situatë të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë të shqetësuar, por tani është bërë dëmi," përfundoi Azemi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.