Gjendet e ngrordhur në mënyrë misterioze, balena “spiune ruse”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.09.2024, 12:01

Balena e bardhë beluga, Hvaldimir, i cili ishte përfolur si një "spiun rus," është gjetur i ngordhur në ujërat përreth bregdetit të Jugut të Norvegjisë.

Knewz.com ka mësuar se emri "Hvaldimir" ishte krijuar duke bashkuar fjalën "Hval", fjala norvegjeze për balenë dhe emrin e Presidentit rus, Vladimir Putin.

Babë e bir e panë trupin e Hvaldimir teksa po peshkonin në Gjirin Risavika në jug të Norvegjisë më 31 gusht.

Balena e bardhë beluga, e gjatë 14 metra, u shfaq për herë të parë pranë ishullit të veriut të Ingøya në Norvegji në prill 2019. Ajo u vërejt për herë të parë nga një grup peshkatarësh, të cilët dalluan se balena kishte një ngarkesë të vogël ku shkruhej "Pajisje Shën Petersburg."

Balena gjithashtu ishte parë duke mbajtur sipër një kamer, duke ngjallur thashetheme që sugjeronin se Hvaldimir ishte në të vërtetë një "spiun rus."

Organizata norvegjeze Marine Mind, e cila kishte monitoruar Hvaldimir që nga mbërritja e tij, kishte vërejtur se balena ishte "shumë e interesuar" për njerëzit dhe mund të përgjigjej ndaj sinjaleve me dorë.

“Bazuar në këto vëzhgime, dukej se Hvaldimir kishte mbërritur në Norvegji duke kaluar nga ujërat ruse, ku supozohet se ishte mbajtur në robëri,” shkruante Marine Mind për balenën e supozuar si "spiun rus."

“Ne nuk e dimë çfarë përfshinte jeta e tij në robëri, por janë propozuar disa skenarë të ndryshëm, nga balena e terapive e quajtur “Semyon,” deri te jeta e tij në ushtrinë nën kontrollin rus.”

“Duke shqyrtuar këtë të fundit dhe duke shtuar vëzhgimet e montimit të kamerës, u propozua në media se Hvaldimir mund të kishte qenë një ‘spiun rus,’” shtoi organizata.

Raportohet se Marina ruse supozohet se stërvit balenat për qëllime ushtarake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit