Masakroi familjen me thikë, zbulohen detaje të reja: “Ndihesha i huaj”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.09.2024, 11:14

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja makabre që tronditi italinë, ku një 17-vjeçar masakroi me thikë babain, mamanë dhe vëllanë më të vogël.

Kur u arrestua, 17-vjeçari, Riçardo ishte i mbuluar me gjak në fytyrë dhe mjaft i qetë.

Në fillim, pranoi se kishte vrarë nënën, pasi ajo kishte vrarë babanë dhe vëllanë, por më pas pranoi se ishte ai që i vrau të tre.

“Para se të telefonoja 112, mendova t’u thosha se ishte nëna ime ajo që goditi me thikë vëllanë dhe babanë tim. Pastaj ndryshova mendje”, tha ai.

Nga pikëpamja sociologjike një nga arsyet që e ka shtyrë 17-vjeçarin është vetmia që mund të ketë ndierë prej kohësh.

Adoleshenti deklaroi se ndihej i huaj në familje dhe vrasja e prindërve dhe vëllait do ta ndihmonte të ndihej më i qetë.

Gjithashtu, ai ka ndarë edhe një detaj të ri para prokurorit. Ai u shpreh se ka pasur synim që të shkonte në Ukrainë dhe të jepte kontributin e tij në luftë kundër agresionit rus.

“Doja të shkoja të luftoja në Ukrainë një ditë. Por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kam bërë”, tha ai.

Ai njihej nga fqinjët si djalë i qetë dhe i mbarë. Madje e quanin “Anjshtanji i ri”, sepse ishte mjaft i zoti në matematikë.

Ndërkohë gjendja e tij psikologjike është mjaft e rënduar dhe psikologët po mundohen të zbardhin të vërtetën e krimit të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit