Toshkovski për incidentin me Vjosa Osmanin: Individët mund të gabojnë, por sistemi nuk duhet të gabojë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.09.2024, 11:12

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski para gazetarëve sot ka folur për incidentin në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai tha se çdo njeri ka të drejtë të veproj ashtu siç vlerëson se duhet të sillet apo nuk duhej të sillej. Tutje Toshkovski, potencoi se personi është suspenduar dhe MPB ka parashtruar kallëzim penal.

“Çdo njeri ka të drejtë të veprojë ashtu siç ka vlerësuar se duhet të sillet apo nuk duhej të sillej. Secili ka të drejtë të gabojë, por sistemi nuk duhet të gabojë. Në këtë rast sistemi ka dëshmuar se funksionon, për fat të mirë. Nuk ka funksionuar shumë shpesh në të kaluarën. Sistemi nuk duhet të gabojë dhe nuk do të gabojë dhe nuk gaboi as në këtë rast. Personi në këtë rast është suspenduar, për të njëjtin Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal dhe shpresoj që edhe Prokuroria do ta procesojë rastin në kuadër të kompetencave të saja. Shpresoj të njëjtën ta bëjë edhe Gjykata. Kjo situatë tashmë është zgjidhur”, u shpreh Pançe Toshkovski.

Ai foli edhe për informacionet për destabilizim të mundshëm në muajt e vjeshtës. I pyetur nëse MPB-ja pret trazira këtë vjeshtë pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe reagimet nga blloku politik shqiptar, Toshkovski tha se MPB do t’i përgjigjet çdo sfide.

“Ministria për Punë të Brendshme do t’i përgjigjet çdo sfide që do t’i vihet në kuadër të kompetencave të saj. Ne kemi treguar deri tani se mund të përballemi me të gjitha sfidat dhe t’i zgjidhim ato në përputhje me rrethanat. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. A ka njoftime për trazira këtë vjeshtë, për sa i përket protestave – po, ka pasur informacione të tilla në periudhën e kaluar. A do të merremi me ta – po!”, tha Toshkovski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit