Laura Gehrke u njoh me Joshua Stewart në një faqe interneti që lidh njerëzit me të burgosurit, dhe çifti u martua në burg.
Laura ishte duke parë video në TikTok kur hasi një video që fliste për shkëmbimin e letrave me të burgosurit. Ajo vendosi t’i uronte një të burgosur "Gëzuar Krishtlindjet" dhe gjeti profilin e 21-vjeçarit Joshua Stewart.
Çifti filloi të shkëmbejë mesazhe dhe shumë shpejt filluan të krijojnë një lidhje të ngushtë, duke kaluar orë të tëra duke folur në telefon çdo ditë. Më pas, Laura vendosi të udhëtonte në SHBA për të takuar Joshuan në burg, ku ai po kryente një dënim për vrasje nga substanca të kontrolluara.
"Ne u lidhëm shumë. Ai ishte i hapur për gjithçka që nga fillimi. Më tregonte shumë histori për jetën e tij. Është vërtet inteligjent."
Ajo shpjegoi se në fillim nuk e pyeti pse ishte në burg, duke thënë se "nuk donte ta gjykonte". "Sepse e dija historinë e tij, kjo nuk e ndryshoi opinionin tim për të,"-shtoi Laura.
Joshua i propozoi Laura-s pas vetëm gjashtë javësh njohjeje. Çifti u takua 12 herë, dhe hera e 13-të kur u takuan live bënë ceremoninë e tyre të dasmës në burg. Ajo tha: "Ishte një martesë në burg, një nga të burgosurit e tjerë ishte shoqëruesi i nderit. Të gjithë ishim veshur me të bardha.”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.