Në lot shqiptari që humbi partneren në aksident: Nëse kam gabuar, do paguaj çmimin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.09.2024, 12:08

Ali Hoxha, 22-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën bashkëshortja e tij Mariagrazia Bedin, u plagos djali i tij 6 muajsh dhe motra e tij, ka dalë para gjykatës.

I riu që u arrestua pas aksidentit sepse rezultoi në gjendje të dehur dhe i droguar, është lënë në arrest shtëpie. Mes lotësh ai tha para trupit gjykues:

“Nuk dua lehtësime. Nëse kam gabuar, do paguaj çmimin”.

Duke folur për aksidentin e ndodhur të premten në rrugën në via Sant'Anastasia mes Fondi dhe Terracina, shqiptari tha se ata po ktheheshin në Pontinia pas një mbrëmjeje të kaluar në Fondi për një festë familjare.

Por teksa po hynte në via Sant'Anastasia, bashkëshortja Mariagrazia i kishte thënë "Kujdes dashuri” dhe në atë moment ai kishte kthyer makinën pasi kishte parë diçka të errët në rrugë, ndoshta një kafshë.

“Pastaj humba kontrollin e makinës dhe që nga ai moment nuk mbaj mend më asgjë”.

Makina e tij tip "Golf" u përplas dhe u përmbys anës rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën partnerja 24-vjeçare e shqiptarit dhe mbeti i plagosur rëndë djali i tyre 6 muajsh. Ndërsa shqiptari dhe motra e tij u plagosën lehtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit