Tensione në veri të Kosovës! Serbët paralajmërojnë vënien e barrikadave në fundjavë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.09.2024, 09:03

Serbët në veriun e Kosovës kanë paralajmëruar se do të rikthejnë barrikadat këtë fundjavë në veri!

Ky reagim vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mbyllur pesë zyra që vepronin si struktura paralele.

Rasha Rojeviç, kryetari i vetëshpallur i Asociacionit të banorëve të Qarkut të Mitrovicës, deklaroi se të premten do të nisë bllokada e të gjitha kalimeve kufitare në Kosovë. Ai shtoi se barrikadat do të qëndrojnë derisa policia e Kosovës të tërhiqet dhe institucionet të kthehen në duart e serbëve.

“Bllokada do të fillojë të premten dhe do të vazhdojë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe institucionet e uzurpuara t'u kthehen serbëve. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës,”-deklaroi Rojeviç.

Rojeviç tha se bllokada do të mbështetet nga qytetarët nga Serbia qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska, për të mbrojtur serbët që jetojnë në Kosovë nga një hakmarrje e mundshme nga Policia e Kosovës.

Ai pretendoi se nuk do të kërkojnë ndihmë nga shteti dhe se nuk kanë nevojë për të. “Nuk presim ndihmë nga shteti dhe as nuk kemi nevojë për të. Serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të marrin pjesë në bllokada për të mos u ngacmuar nga policia e Kosovës, por vetëm qytetarët nga territori i Serbisë qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska,”-shtoi Rojeviç.

Ai gjithashtu tha se do të sigurohet transport për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevaci, Nishi, Krushevci, Vranja dhe Rashka, dhe se automjetet spitalore do të lejohen të kalojnë gjatë bllokadës.

Në dritën e mbylljes së pesë institucioneve paralele serbe në veri nga autoritetet e Kosovës, rreth 300 qytetarë serbë u mblodhën sot para një objekti që më herët përdorej nga komuna paralele serbe në Mitrovicën e Veriut.

Vendimi i qeverisë së Kosovës u kritikua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilët e cilësuan atë si të pakoordinuar dhe të njëanshëm.

Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës, u cilësua si një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe u kundërshtua gjithashtu nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që mbështetet nga Beogradi dhe zyrtarët në Serbi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit