Mediat britanike i kanë bërë jehonë zbulimit të disa detajeve mbi të ashtuquajturin "ishulli më i infektuar në botë".
Sipas artikullit, as britanikët nuk e dinë se vendi i tyre është shtëpia e këtij ishulli, i cili ndodhet pranë qytetit të Queenborough, Kent.
Ky ishull, i cili mbart një të shkuar të tmerrshme, e mori këtë emër pasi mbetjet e më shumë se 200 njerëzve u zbuluan atje në vitin 2016.
Thuhet se këto eshtra i përkisnin të dënuarve që vdiqën mizorisht në kafaze, të cilat ishin anije të çmontuara të përdorura për të strehuar të burgosurit në shekujt 18 dhe 19-të.
Kushtet në këto kafaze ishin seriozisht të tmerrshme, duke nisur që nga mbipopullimi e deri te sëmundjet dhe higjiena e dobët, duke çuar në shumë vdekje.
Pasi të burgosurit vdisnin, trupat e tyre varroseshin në varre pa emra në ishullin që gjithashtu njihet si "ishulli i të vdekurve".
Me kalimin e viteve, erozioni dhe baticat i kanë ekspozuar këto varre, duke zbuluar kocka dhe mbetje të tjera të shpërndara nëpër sipërfaqen me baltë të ishullit.
Ky ishull është i pabanuar dhe është në pronësi të Natural England, një organ jopublik në Britaninë e Madhe, i sponsorizuar nga Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.