Mhill Prenga, babai i Klea Prenga, e cila u dhunua pak javë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka folur për herë të parë publikisht për këtë ngjarje.
Duke folur për një emision televiziv, ai e përshkroi ngjarjen si shumë të vështirë për familjen e tij dhe theksoi se është vetë Klea ajo që duhet të flasë për këtë çështje, por momentalisht ajo nuk është e gatshme ta bëjë këtë.
Mhill Prenga bëri të ditur se sulmi i dhunshëm me shishe nga motrat Berisha ka shkaktuar dëmtime serioze te vajza e tij, duke i prekur nervin e buzës së sipërme, e cila tani është e mpirë. Ai kërkoi që drejtësia të veprojë në mënyrë të drejtë dhe të ndëshkojë këdo që e shkel ligjin.
"Është një ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas, dhe ajo nuk është gati. Goditja i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme. Kërkoj dhe drejtësia të veprojë për cilindo që e shkel atë”.