Zbardhet skema e re e mashtrimit, hakerat mund të aksesojnë celularin tuaj në pak sekonda

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.09.2024, 22:29

Teknologjia ka lehtësuar jetën e miliona njerëzve në mbarë botën falë zhvillimit të saj me hapa të shpejtë.

Por ky zhvillim teknologjik ka dhe anën e tij të errët, ku ndër problematikat kryesore mund të listojmë sulmet nga hakerët dhe vjedhjen e të dhënave personale prej tyre.

Megjithëse siguria në internet po mundëson mbrojtjen prej këtyre sulmeve, duket se hakerët janë gjithnjë një hap përpara.

Së fundmi një oficer policie ka paralajmëruar për skemën më të re të mashtrimit të përdorur nga hakerat, ku vetëm përmes një hapi ata mund të aksesojnë në të gjitha të dhënat në celularin tuaj brenda pak sekondash.

Bo Braxton Da Savage ka shpjeguar në një postim në rrjetet sociale se si arriti të zbulonte një skemë mjaft tinëzare të hakerëve.

Skema e mashtrimit

Ky mashtrim i veçantë ka të bëjë me mashtruesit të cilët dërgojnë dhurata falas me postë. E gjithë kjo mund të tingëllojë konfuze, pse një mashtrues do t'u dërgonte një dhuratë falas? Por kjo është pikërisht ajo që ata duan që ju të mendoni.

Ai shpjegon se pakoja mund të thotë se është nga një kompani që ju e njihni dhe do t'ju vërë më tej në një ndjenjë të rreme sigurie duke pasur emrin dhe adresën tuaj të plotë.

"Pra, ajo që do të ndodhë është që ju të merrni pakon e dhuratës, do ta shikoni atë dhe do të mendoni, "Ah sa mirë, dikush ju dërgoi një dhuratë".

Në pako do të ketë një kod QR dhe sapo ju ta skanoni atë çdo informacion në telefonin tuaj celular, përfshirë këtu të dhëna mbi kartën tuaj të kreditit, bankës tuaj, fotografitë, kontaktet tuaja, numrat e telefonit etj, do t'i dërgohen hakerit, i cili mund ta përdorë këtë informacion për qëllimet e tij dashakeqe.

Dhe ajo që është edhe më e frikshme është se ndoshta ju nuk do ta kuptoni se telefoni juaj është aksesuar nga hakeri.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar shpesh përdoruesit që të kenë kujdes me kodet QR të dyshimta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit