Gjykata e Fierit vendosi gjatë seancës së sotme të lirojë me kusht Fredi Belerin, i cili u dënua me 2 vite burg për blerje votash.
Beleri është shprehur para mediave se nuk do ta lërë me kaq, por do të luftojë për çështjen në Strasburg dhe në rast se fiton do të kandidojë sërish.
“Në Himarë dhe në Shqipëri nuk ka zgjedhje, pasi pushteti ka vendosur që të mos bëhen zgjedhje”, tha ai. “Në 14 maj unë isha fitues, dhe në 4 gusht janë të pa ligj e nga të gjitha aspektet, i pa ligjshëm është shkarkimi im, i pa ligjshëm dhe ai vendim i presidentit dhe kryeministrit që implikoi gjithë qeverinë dhe mafien për të gatuar një palë zgjedhje në një fshat.
Liria e çdo njeriu është e shenjtë dhe do e luftoj këtë liri në ambientet jashtë burgut.
Si eurodeputet i cili jam zgjedhur nga demokracia e re dhe nga qytetarët grekë dhe me mundësinë që kam do të ngre zërin”, shtoi.
Mandej tha se vendimi për daljen e tij ishte politik dhe se kjo çështje do të mbyllet në Strasburg, ku ai do të luftojë për të drejtën e tij.
“Zgjedhjet e 4 gushtit nuk duhet të ishin bërë se ishin të pa ligjshme dhe qytetarëve iu mohua e drejta për të votuar”, tha ai.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.