Kalaja e Krujës: Turistët dhe banorët të shqetësuar nga qentë endacakë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.09.2024, 18:49

Kalaja e Krujës, një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, është përballur kohët e fundit me një problem serioz që po shqetëson si banorët lokalë ashtu edhe vizitorët e huaj. Qentë endacakë, që janë lënë të lirë në këtë zonë historike, po krijojnë një situatë të rrezikshme, duke sulmuar kalimtarët dhe duke shkaktuar frikë mes turistëve që vijnë për të shijuar bukuritë dhe historinë e saj.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, një qytetar ka përshkruar një situatë të rëndë ku pesë qen sulmojnë njëherësh këdo që guxon të afrohet pranë kalasë. Turistët, të cilët vijnë me dëshirën për të zbuluar këtë monument të rëndësishëm historik, shpeshherë përballen me frikë dhe panik, duke i lënë ata të shqetësuar dhe të pasigurt për të vazhduar vizitën e tyre.

Banorët e zonës janë të lodhur nga kjo situatë dhe shprehen se kanë mbi një vit që përballen me këtë problem, duke bërë ankesa të shumta për qentë endacakë që janë bërë një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e tyre dhe të vizitorëve. Megjithatë, ata shprehin zhgënjim se deri më tani, asnjë masë nuk është ndërmarrë për të zgjidhur këtë problem që po rëndon çdo ditë e më shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit