Kush meriton të shpallet “Heroi i Muajit Gusht”?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.09.2024, 17:10

Ardisi, kamarieri 14 vjeç, i cili i dorëzoi turistes belge portofolin që kishte harruar në restorantin ku ai punonte. Portofoli ishte plot me para dhe dokumenta personale, megjithatë Ardisi vendosi që t’ia kthente turistes, pa u menduar dy herë. Gjithashtu ai është një shembull për çdo të bashkëmoshatar të tij, pasi punon me pasion që në këtë moshë, duke mos e humbur kohën me gjëra që kurrsesi nuk të bëjnë më të fortë për jetën.

Në listë është edhe një 12-vjeçar nga Kosova, i cili gjeti në rrugë një portofol me 2500 euro dhe vendosi që ta dorëzonte në komisariatin e policisë, për të gjetur të zotin e atij portofoli. 12-vjeçari u paraqit vetë në stacionin e policisë në Skënderaj, me portofolin në dorë, duke u bërë një shembull për këdo që ndodhet në një situatë të tillë.

I riu nga Lezha, i cili shpëtoi në plazhin e Tales një pushues, i cili po mbytej në det. Ai ishte i vetmi që u fut për të shpëtuar pushuesin, i cili pas disa ditësh trajtim në spital sot është në gjendje të mirë. JOQ publikoi dhe foton e të dyve, të cilët u takuan një javë pas ngjarjes dhe sot janë miq të ngushtë.

Turistët të cilët i shpëtuan jetën inxhinierit, Lorenc Kostës, pasi ai u qëllua me armë disa herë nga polici Erion Goxhara. Tre turistët ishin të parët që ndërhynë duke i dhënë ndihmën e parë. Ata izoluan plagët që Kosta të mos kishte shumë humbje gjaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit