SBAShK uron nisjen e vitit shkollor, paralajmëron veprime sindikale nëse nuk ka dialog

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2024, 20:21

Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) kanë uruar mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në një njoftim për media, SBASHK ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit për të përballuar sfidat e vitit të ri akademik, duke nënvizuar angazhimin për arritje të reja në fushën e arsimit.

“Edhe në këtë vit shkollor do të përballemi me shumë sfida, por bashkërisht mund t’i tejkalojmë më lehtë”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, sindikata ka paralajmëruar se nëse dialogu nuk jep rezultat, mund të ndërmerren veprime sindikale sipas vullnetit të anëtarësisë.

“Ne do të vazhdojmë me aktivitetet dhe me komunikimin me institucionet dhe palët tjera me qëllim që të realizojmë gjithë kërkesat e anëtarësisë, por nëse dialogu nuk jep asnjë rezultat, atëherë ne do të respektojmë vullnetin tuaj edhe për veprime sindikale për të cilat vendosin përfaqësuesit tuaj që nga çerdhet e deri në universitete në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut”, thuhet tutje në njoftim.

“Urime viti i ri shkollor dhe na priftë e mbara bashkë e në SBASHK,” thuhet në urimin e SBASHK-ut, duke shprehur shpresën për një vit të suksesshëm dhe produktiv për të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit