Mickoski: Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar janë zgjidhje e mundshme, nëse ka garanci për anëtarësim në BE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2024, 14:13

Kryeministri Hristian Mickoski, sot ka folur në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Ai tha se si “shtet nuk mund të hyjmë në një proces naiv ku do të bëjmë vetëm lëshime pa pasur garanci të qartë se si shtet do të jemi pjesë e familjes evropiane”.

Ai tha se meqë askush nuk mund të garantojë asgjë, nuk do të jetë aq optimistë sa do të donte të ishte.

“Prandaj këto dy procese drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe përfundimin e detyrave të shtëpisë do t’i zhvillojmë paralelisht, por jemi gati për bisedime. Nga ajo që mund të dëgjoj dhe nga ato që mund të dëshmoj nga ato biseda është se tek disa ka interesim për lëvizje të rajonit drejt BE-së. Këtu nuk ka asnjë dilemë dhe se një pjesë e atij rajoni jemi edhe ne si shtet. Qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotfuqishëm në BE. Të gjitha ato nisma rajonale si procesi i Berlinit, CEFTA etj. ne i mbështesim sepse brenda tyre vlerësojmë se mund t’i artikulojmë më lehtë pikëpamjet tona dhe duhet të jemi të saktë në këtë, por qëllimi ynë kryesor strategjik është anëtarësimi i plotë në BE, diçka që e kemi merituar shumë kohë më parë”.

“Do t’ju rikujtoj, më shumë se dy dekada e gjysmë pasi nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, gati dy dekada pasi jemi kandidatë, më shumë se 15 vjet pasi morëm raport pozitiv për fillimin e negociatave, por për arsye të njohura tashmë për qytetarët e Maqedonisë nuk jemi në gjendje ta çojmë përpara këtë proces. Ne si Qeveri nuk mund të hyjmë në një proces naiv ku vetëm do të bëjmë lëshime pa pasur garanci të qartë se si shtet do të jemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Mickoski.

Ai ka thënë se ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar janë zgjidhje e mundshme nëse ka garanci për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.

“Një nga zgjidhjet e mundshme është ajo që përmendët, por edhe kjo kushtëzohet me kushtin që të kemi garanci të qartë të anëtarësimit të plotfuqishëm në kuadër të BE-së dhe kjo të jetë në kuadër të premtimeve që ata kanë bërë në vitin 2018 se do të zgjasë maksimalisht katër vjet deri në pesë vjet, dhe ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që ato negociata të realizohen. Por nga ajo që shoh për momentin dhe që dëgjojmë është se askush nuk mund të na garantojë asgjë”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit