Dyshohet se mësuesi sulmoi seksualisht nxënësen në një shkollë të Kaçanikut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2024, 13:19

Një rast i sulmit seksual dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dubravë të Kaçanikut.

Dyshohet se një mësues e ka sulmuar seksualisht një nxënëse. Rasti ka ndodhur në ambientet e kësaj shkolle.

Pas denoncimit nga ana e 16-vjeçares, i dyshuari ka përfunduar në pranga. Autoritetet kanë nisur hetimin e kësaj ngjarje.

Ndaj 60-vjeçarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit