Shqiptarët trafikonin armë përmes “Snapchat”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.09.2024, 12:09

Në maj të këtij viti, Policia goditi një grup që kishte kontrabanduar armë nga Kosova në Shqipëri. Armët bliheshin në Prishtinë nga një individ i quajtur Albert, i cili përdorte pseudonimin Kanita. Të arrestuarit pranuan rolet e tyre dhe zbuluan se armët transportoheshin përmes linjës së autobusit Prishtinë-Tiranë.

Sipas deklaratave të tyre, armët e gjetura në çantë ishin blerë në Prishtinë nga Albert, i njohur gjithashtu si Kanita në Snapchat. Ata gjithashtu treguan se shoferi i autobusit merrte një shpërblim prej 25 euro për çdo armë të shitur në Tiranë.

“Shoferi i autobusit ishte i përfshirë në trafikun e armëve dhe fitonte 25 euro për çdo armë që shitej në Tiranë. Kemi realizuar edhe dy shitje të tjera në Tiranë, ku armët ishin transportuar me autobus dhe shitur tek një person i quajtur Kristo, i cili ka blerë 18 pistoleta.”

Në maj, Policia arrestoi katër persona, përfshirë Blerim Krasniqi, Muhamed Krasniqi dhe Edison Thaçi, për akuzën e trafikut të armëve dhe moskallëzim krimi. Blerim Krasniqi është identifikuar si personi kryesor, ndihmuar nga Muhamed Krasniqi dhe duke paguar shoferin Edison Thaçi për transportin e armëve.

Në operacionin e majit, u sekuestruan 10 pistoleta në një terminal autobusësh në Lundër, ndërsa armët e trafikuara më parë shiteshin për çmime që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit