“Mendimi im personal është se duhet të mbështetet interpelanca për kryetarin e Kuvendit, sepse janë bërë shumë shkelje dhe ne opinioni kemi qenë ata që kemi njoftuar për ato gjëra. Jo vetëm ne, institucionet dolën dhe konstatuan shkelje të disa rregullave të sjelljes së zyrtarëve. Mirëpo, ky është vetëm qëndrimi im të cilin do ta mbroj dhe do ta prezantoj gjatë koordinimit të sotëm, por lejo që partia të marrë qëndrim zyrtar”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Në pyetjen e një gazetari për takimin me ish-ministren e Kulturës Bisera Kostadinova Stojçevska dhe nëse konstatohen parregullsi do të kërkojë që ajo të largohet, kryetari i LSDM-së mendon se partia në pushtet duhet t’i japë të gjitha dokumentetinstitucioneve, e jo të bëjë PR partiak.
“Mendoj se është absolutisht e palejueshme që një parti në pushtet të përdorë një informacion të tillë dhe t’i shërbejë vetëm në konferenca për shtyp partiake. Është në një farë mënyre PR partiak, që nuk e di si u sjell dobi, me siguri ata e dinë. Duhet të intervenojnë dhe t’i ofrojnë të gjitha dokumentet që i kanë në institucione, të hapin procedura dhe nëse përcaktohet ndonjë përgjegjësi dhe përmes asaj përgjegjësie të ndërmerren masat e duhura”, tha Filipçe.
I pyetur se cili është qëndrimi i tij lidhur me deklaratën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për përdorimin e Ligjit për gjuhët, i cili është miratuar në kohën kur LSDM ishte në pushtet dhe shfuqizimi eventual i këtij ligji mund të kishte pasoja dhe trazira, kryretari i LSDM-së tha se nuk do të komentojë deklaratën e asnjë institucioni tjetër, dhe me sa ka ditur, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për përdorimin e përgjithshëm të Ligjit për gjuhët, por për atë të pjesshëm.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.