Gjyqi për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar Denis Preka në Detroit ka tërhequr vëmendjen e disa mediave më të mëdha në SHBA.
Juria në Gjykatën e Qarkut Wayne ka vendosur një dëmshpërblim prej 75 milionë dollarësh kundër Nick Remington, i cili i dha drogën shqiptarit ekselent, gjë që çoi në helmimin e tij.
Më 18 mars 2019, Preka shkoi në shtëpinë e mikut të tij të ngushtë, Paul Wiedmaier, për të studiuar dhe për t'u përgatitur për provimin e ardhshëm.
Denis, i përshkruar nga të njohurit si një djalë me zemër flori, hyri në atë shtëpi me shpresën se do të dilte më i përgatitur, por fatkeqësisht, nuk doli më i gjallë. Tradhtia e mikut të tij e çoi në një fund tragjik, duke e lënë familjen e tij të përballej me një dhimbje të pamasë.
Në natën fatale, Denis, i cili priste të diplomohej nga dy universitete në SHBA, kërkoi nga miku i tij një pilulë Adderall për të ndihmuar përqendrimin gjatë studimit.
Por, pilula që ai mori rezultoi të ishte MDMA, e njohur si 'Molly', një drogë e rrezikshme dhe e paligjshme e dhënë nga Nicholas Remington.
Familja ka luftuar për drejtësi për pesë vjet dhe vendimi historik i gjykatës prej 75 milionë dollarësh duket se më në fund po sjell drejtësinë e shumëpritur për Denis Prekën.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.