Protesta kundër Netanjahut në Izrael!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.09.2024, 23:54

Gjetja e trupave të gjashtë pengjeve të vrarë në Gaza nga ushtria izraelite ka shkaktuar zemërim të madh dhe protesta masive në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Familjaret e pengjeve izraelite organizuan demonstrata duke kërkuar nga qeveria e Netanjahut të arrijë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve të tjerë. Një nga sindikatat më të fuqishme të punëtorëve ka paralajmëruar një grevë të përgjithshme për të mbështetur lëvizjen e familjarëve të pengjeve.

Në Rafah, ushtria izraelite gjeti trupat e pajetë të pengjeve, të cilët ishin vrarë nga të shtënat me armë zjarri 48-72 orë para ndërhyrjes. Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, bëri thirrje për protesta të fuqishme për të detyruar qeverinë të veprojë dhe të shpëtojë pengjet e tjera.

Kryeministri Netanyahu u kërkoi ndjesë familjarëve që nuk mundi t’i shpëtojë pengjet gjallë, duke premtuar se Izraeli nuk do të pushojë derisa të kapen përgjegjësit.

Ndërkohë, zyrtarët e Hamasit fajësuan Izraelin për refuzimin e një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza.

Presidenti amerikan Joe Biden reagoi gjithashtu, duke shprehur indinjatën e tij përmes një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Ngjarja ka thelluar tensionet dhe ka rritur presionin ndaj qeverisë izraelite për të ndërmarrë veprime të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit