Çifti shqiptar falenderon familjen nga Maqedonia: Na kthyen portofolin me 700 Euro

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.09.2024, 19:21
Një çift shqiptar kanë treguar sot për JOQ se kanë përjetuar një moment të bukur në Strugë të Maqedonisë.

Pasi kishin mbushur makinën me karburant dhe ishin nisur për tek një market, pa e kuptuar, djali kishte lënë portofolin e tij sipër makinës, me një shumë prej rreth 700 eurosh dhe të gjitha dokumentet personale brenda. Portofoli kishte rënë nga makina gjatë ecjes.

Megjithatë, fatmirësisht një familje e mrekullueshme, që po kalonte pas tij, e gjeti portofolin dhe e dorëzoi pa hezitim. Veprimi i tyre ka lënë një përshtypje të thellë tek çifti, të cilët janë jashtëzakonisht mirënjohës për këtë gjest bujar dhe të ndershëm.

Për shkak të barrierave gjuhësore, ata nuk arritën t’i falënderojnë sa duhet në atë moment, por përmes JOQ Albania, dëshirojnë t’i shprehin publikisht mirënjohjen e tyre të thellë për këtë akt human dhe shembullor.

Ngjarje të tilla na kujtojnë se ndershmëria dhe mirësia janë ende vlera që duhet t’i çmojmë dhe t’i kultivojmë çdo ditë.

"Përshëndetje JOQAlbania! Dëshiroj të ndaj një përvojë të jashtëzakonshme që pata sot në Strugë. Pas furnizimit me karburant në Gulf dhe duke shkuar për te Market Gega, pa dashje e lashë portofolin sipër makinës. Nuk isha i sigurt nëse më kishte rënë rrugës apo diku tjetër. Fatmirësisht, një familje e mrekullueshme, që rasti e deshi të kalonte aty, e gjeti portofolin dhe me shumë ndershmëri ma solli me të gjitha dokumentet dhe shumën prej afërsisht 700€ që ndodhej brenda. Ne, si një çift shqiptar, jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë veprim bujar dhe zemërgjerësi që tregoi kjo familje. Për shkak të barrierave gjuhësore, nuk arrita t’i falënderoj sa duhet në atë moment, ndaj dua t’i shpreh publikisht mirënjohjen tonë të thellë për këtë gjest të ndershëm dhe human. Të tillë njerëz na kujtojnë se mirësia dhe ndershmëria janë gjithmonë prezente." – tregojnë çifti shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit