Një nga 8 personat e marrë në pyetje për vrasjen e Gentjan Bejtjas është edhe Marklen Haka.
Haka është emër i njohur në botën e krimit në Nikël, prej përfshirjes së shpeshtë në ngjarje kriminale dhe i ka shpëtuar atentatit të mirëorganizuar në vitin 2019 në oborrin e shtëpisë së tij, ku mbeti i plagosur, ndërsa u vra në vend Shpresa Basha.
Gjatë dëshmisë për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Haka tha një detaj domethënës. Para se të kryhej atentati, një shok dhe kushëriri i tij shkuan me makinë në fshatin Buran, të njësisë Nikël, ku bleu disa fidanë për t’i mbjellë në oborr.
Më pas, tha se ka qëndruar në banesë dhe lajmin e vrasjes e ka mësuar nga policia.
“...në lidhje me ngjarjen dua të shpjegoj se nuk kam dijeni dhe jam informuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas vetëm në momentin e kontrollit në banesë nga policia...”, tha dhe shtoi se Gentin e njihte si banor të zonës prej vitesh.
“...por që nga viti 2019 nuk jam takuar me të. Takimi i fundit ka qenë një vizitë në banesën e tij, ku Gentian Bejtja disa ditë pas plagosjes ka shkuar për ngushëllim në muajin shtator 2019...”
Gjithashtu, në pyetje u mor edhe Gazmir Saka, i akuzuar për një seri vjedhjesh me armë në zonën e Krujës. Ai dëshmoi se kur ka ndodhur atentati ka qenë në shtëpi, në masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.
Përveç Bejtjas, janë identifikuar edhe individë të tjerë si ish-deputeti i PS Arben Ndoka (në kërkim), Arian Tuku, Samual Ndoka, Ervis Martinaj (në kërkim dhe i shpallur i humbur nga familjarët), Jozi Kraja (në kërkim), Astrit Avdyli, Aldo Avdyli, Arben Mërkuri (i vrarë), Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi (në burg), Blerim Abazi (arrestuar), Gjin Ndoj, Marklen Haka (në kërkim) dhe Gentjan Bejtja, i vrarë më 15 mars 2024. Të gjithë kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale në vitin 2020, për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami.
Nga këto të dhëna, del se Gentjan Bejtja ka luajtur rol në sigurimin e informacionit për lokalizimin dhe vëzhgimin e vëllezërve Bami, si dhe strehimin e personave që do të kryenin vrasjen.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.