Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është kërcënuar nga pesë persona, mes të cilëve Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit Iliria, Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur Duka ka marrë mesazhe kërcënuese rreth orës 21:30. Sipas informacioneve, situata ka përshkallëzuar më tej kur autorët janë shfaqur pranë banesës së tij rreth orës 22:30.
Nazmi Selmani, president i klubit Iliria dhe babai i dy futbollistëve të klubit, Brajan dhe Santiago Selmani, dyshohet se është përfshirë në këtë incident për shkak të pakënaqësive të lidhura me listën e grumbullimit të kombëtares për ndeshjet e shtatorit.
Lista e publikuar duket se nuk ka përmbushur pritshmëritë e këtyre individëve, duke çuar në kërcënimin ndaj Dukës.
Pas këtij incidenti, Armand Duka ka bërë kallëzim pranë autoriteteve policore, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani.
Materialet për këtë rast janë dorëzuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.