52650 lekë darka për 4 persona në Ksamil, 39600 lekë vetëm asticet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.08.2024, 18:04

Fatura të larta dhe çmime të papërballueshme janë shqetësimi më i madh i turistëve shqiptarë që po kalojnë pushimet e tyre në jug të vendit dhe veçanërisht në Ksamil.

Një qytetar, i cili ka zgjedhur të kalojë pushimet në Ksamil me familjen e tij, ndau përvojën e tij, duke u shprehur se çmimet janë shumë më të larta krahasuar me standardet ndërkombëtare.

Ai tregon se një faturë për dy të rritur dhe dy fëmijë i është dukur tejet e lartë në krahasim me atë që paguan për shërbime të ngjashme në Angli, ku jeton dhe punon si kuzhinier.

Sipas tij, në Londër, një pjatë me astice e shërbyer edhe në shtëpi nuk kushton aq sa pagoi për darkën në Ksamil. Duke qenë se vetë ka gatuar për shumë të famshëm në Londër, ai ndihet i zhgënjyer nga çmimet e restoranteve shqiptare, të cilat i konsideron të pajustifikuara.

Ai shpreson që me këtë ankesë, të sensibilizohen bizneset e jugut dhe të rishikojnë politikat e çmimeve të tyre, për të mos humbur besimin e turistëve dhe për të mos i larguar ata nga destinacionet shqiptare.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Joq desha te ndaja me ju nje shqetesim si po mbipauajne shqipet kur ne vijn me pushim ne jug sidomos ne ksamil ishim 2 te rritur e 2 femi te vegjel ,fatura na erdhe ne fund kurse ketu ne angli ne mes te llusit edhe ta sjellin ne shtepi Asticen nuk shkon kaq sa ne fature ndoshta thjesht te sensibilizohen biznesmenet e reastaurant se une jam vete edhe gushinjer qe kam gatur per shum te famshem ne londer e kurre nuk kemi Bere keshu gafash me cmimesh nese ja vlen postoje anomim ose jo

Ndersa ne angli mes mbreterise shikoje sa kushton 2.5kg

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit