Ky është mashkulli më i bukur në botë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.08.2024, 10:49

Regé-Jean Page konsiderohet njeriu më i pashëm në botë, sipas shkencës. Në moshën 35-vjeçare, aktori kryeson listën e aktorëve të Hollywood-it, atletëve dhe figurave të tjera publike të analizuara për pamjen e tyre.

Studimi tregoi ai ka një fytyrë që është 93.65 për qind e përsosur sipas Raportit të Artë të Bukurisë Greke Phi, i cili mat përsosmërinë fizike, duke e bërë atë njeriun më të pashëm në botë.

Në të njëjtin sondazh, i udhëhequr nga kirurgu plastik dhe komentatori televiziv me bazë në Londër, Dr. Julian De Silva, dhe i publikuar nga gazeta britanike Metro, aktorët Chris Hemsworth, me 93.53 për qind, Michael B. Jordan me 93.46 për qind dhe këngëtari Harry Styles me 92.30 për qind gjithashtu bënë pjesë në listë.

Para se të shpallej njeriu më i pashëm në botë, titulli për vitin 2020 i shkoi aktorit Robert Pattinson.

Raporti i Artë, shpesh i referuar si "përmasa hyjnore" ose phi (φ), është një raport matematikor që ka mahnitur studiuesit, artistët dhe shkencëtarët për shekuj me radhë. Ai besohet se përfaqëson një përmasë vizualisht të këndshme që gjendet në natyrë, arkitekturë, art dhe madje edhe në anatominë njerëzore, duke qenë kështu baza e përsosur për të përcaktuar njeriun më të pashëm në botë.

Në estetikë, Raporti i Artë shpesh lidhet me harmoninë, ekuilibrin dhe bukurinë. Është teorizuar se objektet dhe kompozimet që ndjekin këtë raport perceptohen si më estetikisht të këndshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit