Stiliano Arizi është vënë në pranga në Greqi pasi dhunoi dhe kanosi të moshuarën dhe të bijën për t’i marrë para dhe sendet me vlerë.
Për këtë ngjarje ka dëshmuar edhe 86-veçarja, e mavijosur në fytyrë dhe trup prej dhunës barbare të 40-vjeçarit. Ky i fundit e ka kërcënuar me jetë nëse e moshuara do ta kallëzonte në polici dhe gjithashtu i ka grabitur të gjitha bizhuteritë prej ari që kishte në shtëpi.
“Dëgjova grilat dhe veç kur më doli një djalë para. U ul në krevat, më mori kutinë ku mbaja bizhuteritë e ktheu përmbys dhe më tha: ‘Dua para dhe ar’”, tregoi 86-vjeçarja. “Pastaj më tha: ‘Se mos shkon në polici nesër se këtu do të jem prapë dhe kam për të të vrarë’. Kurse unë ia ktheva: ‘Për atë Zot, bir, a ke nënë e baba? Ik, të lutem!”
Sakaq, sapo grabitësi doli nga shtëpia e të moshuarës, kjo e fundit, ashtu siç ishte e gjakosur u nis për te vajza e saj për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur, mirëpo aty gjeti grabitësin që po i kërcënonte të bijën.
Nënë e bijë, pasi i dhanë çdo send me vlerë që kishin në shtëpi, arritën ta zënë në kurth dhe të lajmërojnë policinë. Disa orë më vonë, policia arriti të kapë autorin e ngjarjes dhe ta arrestojë.
Stiliano Arizi rezulton i arrestuar në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kg marijuanë. Më pas në gusht 2018 është arrestuar në Vlorë i akuzuar për 5 vjedhje. Aktualisht rezulton në proces gjykimi në Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.