Ish-ministrat Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala thonë se nuk janë të informuar për ngritjen e aktakuzës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.08.2024, 16:48

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj dy ish-ministrave, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala.

Në njoftimin e Prokurorisë, bëhet e ditur se dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë ngarkohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Shala tha se nuk është në dijeni se është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe se informacione nuk ka as avokati i tij, Besnik Berisha.

“Unë as nuk jam i informuar, as nuk di asnjë gjë më shumë përpos qasaj që e kam lexu, qitash që po e lexoj në media, e për të njëjtën nuk është i informuar as avokati im, zotëri Besnik Berisha. As ai as unë nuk kemi kurrfarë njohurie”, tha Shala.

Ndërsa, i pyetur nëse ishte ftuar ndonjëherë nga Prokuroria për t’u intervistuar për këtë rast, ai tha sërish se nuk ka informacon që i është ngritur aktakuzë.

“Ti më pyete për këtë lajm- për këtë aktakuzë, unë nuk e di, nuk jam i informum për asnjë aktakuzë zyrtarisht, ju e dini procedurën qysh duhet me u njoftu dikush që është i akuzum, ose drejtpërdrejt ose përmes avokatit të tij”, tha Shala.

Edhe ish-ministri Krasniqi, tha se nuk është njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe se nuk e di për çfarë vepre ngarkohet.

“Jo, s’jam i informum, s’kam kurrfarë informacioni”, tha Krasniqi.

Ndërsa, kur u pyet nëse ishte ftuar ndonjëherë për t’u intervistuar nga Prokuroria, ai tha se “kemi pas në të kalumen, mirëpo janë katër vite në pyetje”.

Prishtinë- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër V.K dhe E.Sh., ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të cilët ngarkohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh. ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Prokuroria njofton se në mbështetje të nenit 62 të Kodit Penal, ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit