Rrugët e Kavajës mbulohen nga ujërat e zeza, ankesat bien në vesh të shurdhër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.08.2024, 10:36

Banorët e lagjes nr. 4 në Kavajë po përballen me një problem serioz që lidhet me ujërat e zeza.

Banorët e një pallati pesëkatësh në qendër të qytetit kanë bërë disa herë ankesa pranë bashkisë dhe ujësjellësit të Kavajës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo zgjidhje nga autoritetet përkatëse.

Ata i janë drejtuar redaksisë së JOQ ALBANIA për të denoncuar këtë problematikë duke shpresuar se zëri i tyre do të dëgjohet dhe do të merren masat e nevojshme për të zgjidhur këtë çështje që po ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës së tyre.

Banorët shpresojnë që publikimi i videos që dokumenton situatën e rëndë të çojë në ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje uroj te jeni mire ju lutem nese munden qe ta publikoni kete video, jetojme ne kavaje ne qender te qytetit lagja nr 4 pallati 5 katesh ne qender te qytetit. Po Mbytemi nga era e keqe qe krijohet nga ujrat e zeza.Kemi bere ankesa te gjith si banor lagje disa here si ne bashki ashtu dhe tek ujsjellsi kavajes por askush nuk vjen qe ti japi nje zgjidhje do ju jemi falenderues nese mund ta publikoni ndoshta mund te jet nje zgjidhje per ne si banor publikimi i ksaj video dhe tw behet dicka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit