Këtë të enjte një incident i rrallë ka ndodhur në kryeqytetin e Koresë së Jugut. Një gropë u hap papritur dhe fuoristrada që po kalonte përfundoi brenda saj.
Siç shihet edhe në fotografi, automjeti sportiv, ngjyrë të bardhë ka rënë në gropën 2.4 metra të thellë.
Punonjësit e urgjencës shpëtuan drejtuesin e mjetit, burrin 82-vjeçar dhe pasagjeren 76-vjeçare. Për fat të mirë nuk pati të lënduar të tjerë në incident, i cili ndodhi rreth orës 11:20 të mëngjesit (0220 GMT).
Trafiku në zonën e Seondaemun vazhdoi të ishte i rënduar që nga mbrëmja e së enjtes, ndërsa punonjësit kompetentë riparuan rrugën e dëmtuar dhe hetuan shkakun e hapjes së gropës.
Ministri i Tokës, Infrastrukturës dhe Transportit e Koresë së Jugut u tha ligjvënësve vitin e kaluar se të paktën 879 gropa u raportuan në vend nga viti 2019 deri në qershor të vitit 2023. Asokohe, u tha se gati gjysma e gropave u shkaktuan nga tubat e kanalizimeve të dëmtuara.
Javën e kaluar, një turiste 48-vjeçare nga India u zhduk në kryeqytetin e Malajzisë kur trotuari u shemb poshtë saj në një thellësi prej tetë metrash. Zyrtarët thanë se mund ta ketë marrë një rrymë uji nëntokësore.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.