Kosto 435 mln € dhe cilësi skandaloze, KLSH dhe SPAK marrin në dorë dosjen e Thumanë-Kashar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.08.2024, 15:07

Autostrada Thumanë-Kashar, e cila u ndërtua me një kosto prej 435 milionë eurosh për 21 kilometra, po përballet me probleme serioze që e kthejnë atë në një rrezik për aksidente.

Pavarësisht se konsiderohet si një nga projektet më të shtrenjta në histori, me një kosto prej 22 milionë euro për kilometër, rruga tashmë po shfaq dëmtime të shtresës së asfaltit dhe krijimin e disniveleve në karrexhatë.

Ekspertët dhe një hetim i plotë mund të japin një vlerësim më të saktë të situatës, por paraprakisht duket se problemet janë pasojë e përdorimit të materialeve të dobëta dhe mospërputhjes me specifikimet teknike në ndërtimin e shtresave të rrugës. Përbërja dhe ngjeshja e shtresave duket se nuk janë bërë sipas standardeve për shkak të përpjekjeve për të përfunduar segmentin me shpejtësi ose për qëllime përfitimi.

Gjithashtu një tjetër problem i rëndë është mungesa e lidhjes së duhur mes urave dhe rrugës, ku ka një shkëputje që bëhet gjithnjë e më e dukshme. Ky defekt mund të jetë pasojë e ngjeshjes jo të duhur të materialeve në dy anët e urave, që sugjeron një tjetër shkelje të standardeve inxhinierike.

Ka dyshime të forta se kostoja reale e rrugës është vetëm 20% e vlerës së deklaruar prej 435 milionë eurosh. Në këtë kontekst, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë kërkuar që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) të kryejë një auditim të plotë të projektit. Për më tepër, pritet të paraqitet një kallëzim penal në SPAK për korrupsion të lidhur me ndërtimin e kësaj autostrade.

SPAK dyshohet se ka nisur hetimet duke analizuar mënyrën se si u realizua ky projekt dhe kostot e tij të fryra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit