Nikollovski: Do të rishikohet projekti për rrugën Shkup – Bllacë, vështirë i realizueshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.08.2024, 20:09

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, së bashku me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, janë duke e shqyrtuar projektin për dymbëdhjetë kilometrat e fundit të autostradës Shkup-Bllacë, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.

Sipas tij projekti ekzistues nuk e ndjek trasenë aktuale për në Bllacë, por është krejtësisht e rrugë e re, malore dhe është e paqartë nëse është e realizueshme dhe me pjesë shumë të shtrenjta.

“Këto 12 kilometra nuk ndjekin trasenë ekzistuese, të cilin e njohim të gjithë. Nga ana e Kosovës ka një rreth rrotullim dhe është logjike të bashkohemi këtu. Por nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, menaxhmenti i mëparshëm, me në krye Ejup Rustemin, vendosi, sot e kësaj dite nuk e di pse, të shkojë në një trase të re, e cila është malore dhe në cilën rrugë, nga 12 kilometra gjashtë kilometra janë tunele”.

“Aktualisht vlera e llogaritur është 240 milionë euro, që është 20 milionë euro për kilometër, dhe pyetja e dytë është se a mund realisht të realizohet. Një gjë është ta vizatoni një rrugë në letër dhe tjetër ta realizoni në terren. Nëse projekti është në rregull do të shohim pse nuk është përdorur traseja aktuale”, tha Nikollovski.

Ai tha se pret që në muajt e ardhshëm të dalin me zgjidhje përfundimtare për rrugën Shkup – Bllacë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit