Viti i ri shkollor do të nisë së shpejti dhe prindërit kanë nisur të sigurojnë librat për fëmijët e tyre.
Prej disa kohësh tanimë, librat shkollorë riciklohen, që do të thotë se një nxënës i përdor ato dhe më pas i dorëzon përsëri në fund të vitit.
Por librat e dorëzuar prej nxënësve dhe të marrë nga të tjerët në vitin pasardhës në shumë raste janë të dëmtuar e në gjendje skandaloze.
Një nënë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen skandaloze të librave që ka marrë për klasën e 7-të.
Ajo thotë se kur është ankuar te mësuesja për gjendjen e librave, ajo i ka thënë se edhe djali i saj do i grisë dhe shkarravisë librat.
Denoncimi i nënës:
Librat që ndajne falas Copë copë Edhe brenda Pa fshi Zhgarravina. Në moment që djali i tha mësuses, ajo tha i kam lënë të lirë ti zgjedhin vetë Pastaj pse fëmija jot nuk do ti zhgarravisi dhe grisi
Ndërkohë që kur ikam dorzuar të klasës së 6 mirë që nuk i kontrolloi me lupë 3 herë i ktheu vetëm se kish ngelur pak
Shënja lapsit Dhe ishte ndonjë cep i kthyer
Shiko kur djali mori librat ishin në një qese dhe ishin 3 fëmijë për ti marë 3 komplete librash nga një secili dhe këta merrnin nga një qese dhe dilnin
Kjo ishte zgjedhja e fëmijëve. Se mësuesja tha i lash të lirë të zgjedhin
Por kjo ishte alternativa e zgjedhjes Librat ishin nëpër qese dhe fëmijët duhet të merrnin nga një qese
Në moment që i them shiko si janë librat a mund të mësoj fëmija me këto I lash të lirë të zgjedhinPastaj pse fëmija jot nuk do ti shkruaj dhe grisi Kjo ishte përgjigja e mësueses
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.