Zhelina me humbje më të vogla të ujit, Kratova me humbje më të mëdha

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.08.2024, 12:06

Ujësjellësi i Kratovës është rekordi absolut për humbjet e ujit në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave që disponojmë, vitin e kaluar edhe 87 për qind e ujit që ka hyrë në ujësjellësin e qytetit nuk ka kaluar nëpër ujëmatësit e përdoruesve.

Vendin e dytë me humbje prej 86 për qind e ndajnë ujësjellësi në Vevçan dhe Tearcë, ndërsa 85 për qind humbin ujërat në Dibër dhe Makedonska Kamenicë.

Humbjet e ujit nënkuptojnë ujin e pafaturuar, domethënë diferencën mes sasisë së ujit që ka hyrë në ujësjellësin dhe sasisë që ka dalë përmes ujëmatësve të përdoruesve. Humbjet janë për shkak të rrjedhjes së tubave, vjedhjes së ujit ose instrumenteve matëse të pasakta.

Në ujësjellësin Kratovë thonë se kanë ndërruar një pjesë të madhe të rrjetit të ujësjellësit dhe presin që humbjet të ulen në mënyrë drastike.

“Rreth 70 për qind është zëvendësuar me një të re”. Me këtë humbjet zvogëlohen për 50 deri në 60 për qind. Pjesa tjetër janë ato rrjete lokale për familjet, instalimet e vjetra nuk janë ndryshuar për shkak të infrastrukturës. Kalojnë nëpër oborre, nëpër shtëpi, pastaj nga oborri i fqinjit, janë problematikë, pastaj mure mbajtëse. Vështirë se është e mundur të zëvendësohen, të vendosen tuba të rinj polietileni ose PPR. Këto janë të vjetra të galvanizuara, të ndryshkura dhe që rrjedhin”, thotë drejtori i ujësjellësit të Kratovit, Momçilo Ristiq, shkruan “Telma”.

Raporti i Komisionit Rregullator për Energjetik tregon se mbi 62 për qind e ujit në Maqedoni humbet. Në Shkup uji humbet rreth mesatares kombëtare.

Humbjet më të vogla të ujit janë në Zhelinë, vetëm 6 për qind, mirë po ecin edhe ujësjellësi në Vasilevë me 7 për qind, Bërvenicë me 8 për qind dhe Çashkë me 9 për qind.

“Ne kontrollojmë çdo javë dhe vazhdimisht apelojmë tek qytetarët që ta përdorin ujin me kujdes, sepse ujësjellësi ynë është i lidhur me rrymën, ai sillet në rezervuar me rrymë, ndaj kur ka humbje ndërhyjmë sa më shpejt që të largohet defekti për të mos na futur në situatë që të mos kemi ujë”, thotë kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Raporti i KRRE-së tregon se amvisëritë në vend konsumojnë mesatarisht mbi 12 metra kub ujë në muaj. Më së shumti ujë konsumohet në Mavrovë dhe Zhelinë, mbi 23 metër kub në muaj, dhe më pak në Tearcë, pak më shumë se 3 metër kub në muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit