Shteti i mirë-informuar për transportin e mbetjeve të rrezikshme

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.08.2024, 09:47

Në një zhvillim të fundit, JOQ ka siguruar prova që dëshmojnë se Qeveria dhe Ministria e Mjedisit, drejtuar nga Mirela Kumbaro, janë të mirëinformuara mbi transportin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum.

Një dokument zyrtar tregon se licenca e kompanisë "Sokolaj Shpk" është autorizuar nga vetë ministrja Kumbaro më datë 20 prill 2022. Kjo licencë i lejon kompanisë të transportojë mbetje të rrezikshme, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe menaxhimin e këtij procesi.

Dokumenti i firmosur nga Kumbaro vërteton se autoritetet janë të vetëdijshme për aktivitetet e transportit të mbetjeve të rrezikshme, duke shtuar një dimension të ri në debatet mbi transparencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve publike në këtë fushë.

Kompania e drejtuar nga Gjovana Sokolaj, "Sokolaj Shpk," i ka blerë këto mbetje të rrezikshme nga Kurum dhe më pas ia ka shitur ato një kompanie tjetër në pronësi të saj në Kroaci. Marrësi i këtyre ngarkesave është "GS Minerals D.o.o," e regjistruar në Rijeka, Kroaci.

Transaksioni financiar tregon se "Sokolaj" i bleu mbetjet për 41 mijë USD nga Kurum dhe ia shiti vetes përmes kompanisë kroate për 141 mijë USD.

Kontejnerët me mbetje të rrezikshme u nisën nga porti i Durrësit me destinacionin fundor Tajlandën më 4 korrik 2024.

“…më informon se 102 kontejnerët që kompania ime kishte nisur do të kthehen në portin e Durrësit, sepse porti i Singaporit nuk pranon të bëjë shkarkimin, pasi kanë dyshime se janë mbushur me lëndë toksike,” ka deklaruar Sokolaj.

“Unë i kam kthyer email dhe i kam thënë që për mallin e ngarkuar në kontenjerë, që është oksid hekuri, janë bërë analizat nga Sokolaj sh.p.k dhe Kurum sh.a dhe nuk rezulton që aty të ketë mbetje toksike,” ka pretenduar ajo.

Të dhënat publike të shqyrtuara nga BIRN tregojnë se kompania kroate e drejtuar nga Gjovana Sokolaj, “GS Minerals D.o.o,” reklamon hapur në internet tregtinë e saj me mbetje të rrezikshme EAFD dhe okside të zinkut.

Në një prej reklamave, kompania deklaron se ka të gatshëm në portin e Durrësit koncentrate zinku të gradës së ulët dhe ofron për shitje pluhur hiri EAFD. Këto reklama tregojnë qartë përfshirjen e kompanisë në tregtinë e mbetjeve të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit